Kaos te Real, një tjetër trajner refuzon “mbretërit”
Pëlqej
perez
Skuadra e Real Madrid duket sikur ka gjetur paksa qetësinë me trajnerin Solari pasi numërojnë 3 fitore radhazi. Kjo nuk e ka bindur ende trajnerin Perez që ai të qëndrojë për një kohë të gjatë në krye të skuadrës dhe është duke shikuar për alternative të tjera.

Një ndër emrat që flitet se do të merrte drejtimin e skuadrës spanjolle është tekniku i skuadrës së Belgjikës, Roberto Martinez. Ai ka refuzuar të kalojë te madrilenë pasi kërkon të respektojë kontratën me kombëtaren e tij.

“Nuk dua të them nëse unë ose agjenti im kemi pasur kontakt me Real Madridin. Kjo është e parëndësishme dhe do të ishte mosrespekt të flitet për këtë përpara ndeshjeve kundër Zvicrës dhe Islandës. Kjo është ajo që ne po bëjmë tani.

Nuk dua të flas për asgjë tjetër përveç se për ndeshjen kundër Zvicrës dhe Islandës. E thashë këtë në dy gjuhë. Mos duhet ta them edhe me gjuhën e trupit, duke kënduar”, e mbyll Martinez. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2018, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori