Kapiten Basha eliminohet nga "Play-off" me Barin e tij
Ëndërra e Migjen Bashës dhe Bari për tu ngjitur sezonin tjetër në Serie A ka përfunduar këtu.

Cittadella dhe Bari i mbyllën 90 minutat e kohës së rregullt me rezultatin 2-2, me një gol të shënuar nga miqtë në minutat e fundit të takimit.

Në 30 minutat e shtesës nuk kishte më gola dhe në këtë mënyrë vendasit kaluan në fazën tjetër pasi ata kanë një pikë më shumë në renditje se Bari.

Play-off shkohet në penallti vetëm në rast se gjatë kampionatit skuadra i kanë pasur pikët e njëjta.

Shtuar më 03/06/2018, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori