Real Madrid ka udhëtuar drejt Barcelonës për gjysëmfinalen e dytë të Copa del Rey. Jose Mourinho ka grumbulluar 22 futbollistë për këtë takim, pa numëruar këtu edhe kapitenin Iker
Casillas, i cili nuk mund të luajë për shkak të dëmtimit në dorë, por që ka preferuar të udhëtojë me skuadrën për ti qëndruar pranë në një sfidë tejet delikate për fatet e "Los Blancos", pavarësisht përplasjeve të shpeshta me trajnerin e skuadrës.
Me skuadrën nuk ka udhëtuar Marcelo, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar dhe Nacho Fernandez, i cili me shumë mundësi do të jetë pjesë e ekipit B të Castillas.
Në Barcelonë
Real Madrid do të akomodohet në hotelin Eurostars Grand Marina. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013,
ora 14:35