Kapiteni i Interit "xhindoset" kur i përmendin Icardin
Samir Handanovic ishte i nxirë në fytyrë pas barazimit në Firence, teksa mbi episodin e penalltisë u shpreh:

"E panë të gjithë: D'Ambrosio e kapi me gjoks dhe në fillim duhej të jepej faull ndaj tij. Nuk kla nevojë të flasim: shihet qartë. Ata ishin thuajse të vdekur pas 1-3, por goli i Muriel, që u ndihmua edhe nga era në favor, i futi në garë.

"Jemi të xhindosur, akoma më shumë. Por, është normale. Kemi objektiva për të arritur".

Në fund, rasti "Icardi" dhe nëse ka bashkuar skuadrën më shumë: "Mjaft më, nuk mund të flasim përherë për këtë gjë...".
Shtuar më 25/02/2019, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori