Kapiteni i Liverpoolit i gatshëm për Atleticon, Alisson jo
ordan Henderson është gati të kthehet në skuadrën e Liverpoolit pas lëndimit të tij. Lajmin e ka bërë të ditur trajner i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili tha se do ta ketë në dispozicion kapitenin për ndeshjen kthyese kundër Atletico Madridi.

Mesfushori anglez ka munguar në të gjitha ndeshjet që nga ndeshja e parë e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër gjigantit të La Ligës, Atletico Madridit.

Mungesa e tij erdhi në një moment kur Liverpooli kaloi në vështirësi, pasi që pësoi tri disfata të pazakonta në një sezon mbresëlënës – në Ligën e Kampionëve, Premierligë dhe Ligën e Evropës.

Megjithatë, skuadra e Kloppit iu kthye fitoreve në ndeshjen në shtëpi kundër Bournemouthit dhe do të kthehet në Anfield për ndeshjen e së mërkurës, me qëllimin për ta përmbysur rezultatin nga disfata 1:0 nga ndeshja e parë.

Prezenca e Hendersonit pritej t’i ndihmojë Liverpoolit në këtë kauzë, mirëpo portieri brazilian Alisson do të mungojë në ndeshjen e mesjavës, përderisa Adrian do ta zëvendësojë atë në portë.

"Hendo është gati. Ali nuk do të luajë", tha Klopp, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Atleticos.
Shtuar më 10/03/2020, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori