Kapiteni i Milanit i nevrikosur, merr përsipër fajin
Milani ndryshe nga sa pritej është ndalur vetëm me një barazim 1-1, kundër Empolit.

Së fundmi kapiteni i skuadrës, Alesio Romagnoli ka deklaruar pas ndeshjes se është i nevrikosur me veten dhe se është ai përgjegjës për humbjen e Milanit.

“Jam i zhgënjyer dhe i nevrikosur me veten. Marr përsipër përgjegjësinë e penalltisë së shkaktuar sepse mendoj se pa gabimin tim sfida mund të kishte përfunduar në një tjetër mënyrë. U kërkoj falje tifozëve të Milanit dhe të gjithë skuadrës. Jam i bindur që do të dimë të ringrihemi”, deklaroi 25-vjeçari. /albeu.com/
Shtuar më 28/09/2018, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori