Kapiteni i Milanit pranë një marrëveshje të re me klubin
‘Calciomercato’ raporton se Milan dhe Romagnoli janë gati që nënshkruajnë marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.

‘Rossoneri’ kanë lënë kontratat e Hakan Calhanoglu e Gianluigi Donnarumma që të shkojnë drejt fundit dhe duan të shmangin një situatë të tillë me mbrojtësin.

Kontrata e Romagnoli me Milan e mbanë atë në ‘San Siro’ deri në vitin 2022, por Milan duan vazhdimin.

Milan duan të japin kontratë të re për 25 vjeçarin, kontratë që do të zgjaste qëndrimin e tij, por sigurisht duhet të ketë edhe përmirësim në pagë.

Javët në vazhdim mund të shohin finalizimin e kësaj marrëveshje mes Milan dhe Romagnoli.
Shtuar më 25/10/2020, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori