Kapiteni i Romës drejt skuadrës spanjolle
Kapiteni i Romws, Alessandro Florenzi wshtw i gatshwm tw transferohet nw spanjw te skuadra e Valencias.

Media të shumta në Itali kanë raportuar se Los Che janë në bisedime të vazhdueshme me Giallorossët për transferimin e 28-vjeçarit në Mestalla.

Edhe Sky Sport Italia edhe Calciomercato.com raportojnë se dy klubet kanë probleme që të pajtohen lidhur me marrëveshjen për transferimin e lojtarit.

Kjo për faktin se Valencia dëshiron ta huazojë Florenzin deri në fund të sezonit me obligim blerjeje për 16 apo 17 milionë euro në muajin korrik.

Nga ana tjetër, Roma dëshiron ta shesë që tani dhe këtu qëndron mosmarrëvshja. Sa i përket fubtollistit, ai i ka thënë ‘po’ klubit spanjoll, pasi dëshiron të luajë më shumë për të qenë pjesë e Italisë në ‘Euro 2020’.
Shtuar më 29/01/2020, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori