Kapiteni i Skocisë: Shqipëria është një kundërshtarë shumë i vështirë
Mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson do të jetë kapiteni i ri i Skocisë. 24-vjeçari, i cili numëron 22 paraqitje me fanellën e ekipit kombëtar, do të jetë lideri që do të udhëheqë skuadrën e tij, të hënën e 10 shtatorit në përballjen kundër Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat britanike, Robertson e ka cilësuar përballjen ndaj kuqezinjve si shumë të vështirë dhe vlerëson Shqipërinë, pasi ka qenë prezentë në Europianin e kaluar.

“Nderi më i madh për një futbollist është që të luajë për vendin e tij. Shpresoj ta udhëheq kombëtaren me shembull në fushë dhe jashtë saj. Kam debutuar shumë i ri, në vitin 2014 kur isha 19-vjeç. Dua të arrijmë kualifikimin në Botëror dhe nuk duhet t’i frikësohemi asnjë skuadre. Për sa i përket Ligës së Kombeve, e nisim kundër Shqipërisë, një ndeshje shumë e vështirë. Ata luajtën në Europianin e shkuar dhe kanë eksperiencë, gjë që ne nuk e kemi. Gjithsesi do të mundohemi t’i fitojmë të dy përballjet, edhe atë ndaj Izraelit, për të përmbushur objektiva tona”, u shpreh Robertson. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori