Kapiteni i skuadrës së Premier League thyen karantinën, e kalon natën jasht dhe përplas Range Roverin
Kapiteni i Aston Villës përplasi mëngjesin e sotëm makinën e tij, një Range Rover që kushton 80 mijë paundë, pasi kishte kaluar natën në shtëpinë e një miku.

Edhe pse Jack Grealish u bëri thirrje njerëzve të qëndronin në shtëpi, për vete e theu rregullin e karantinës, ku mesa duket ka qenë në ndonjë festë të organizuar nga miku i tij.
24-vjeçari shihet pranë makinës së dëmtuar, teksa nga dëshmitarët thuhet se ai ka goditur një furgon të parkuar dhe më pas dy Mercedezë të tjerë (njëri kushton 30 mijë paundë dhe tjetri 20 mijë).

Grealish thuhet se u kishte thënë që do t'ua paguante dëmin para se të vinte policia.

Ndërsa një fqinj ka thënë: "Festa ka vazhduar tërë natën. Ishte e padurueshme. Zhurma ka ndaluar vetëm një kohë të shkurtër kur. Pas orës 8 të mëngjesit, kishte një seri përplasjesh të fuqishme që u dëgjuan nëpër banesa".
Shtuar më 30/03/2020, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori