Kapiteni njofton largimin nga Roma
Kapiteni i Romës Daniele De Rossi do largohet në fund të sezonit.


Lajmi është konfirmuar nga vetë faqja zyrtare në internet e Romës, që zbulon te takimi i fundit i Rossit me fanellën verdhekuqe do të jetë më 26 maj kundër Parmës.

"Për 18 vjet, Daniele ishte zemra rrahëse e AS Roma. Ajo e ka mishëruar lojtarin në fushë me krenari, duke e formuar dhe e shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë të Evropës, duke filluar nga debutimi i tij në vitin 2001 derisa ai mori shiritin e kapitenit Ne të gjithë do ta duartrokasim kur ai të vesh për herë të fundit fanellën e Romës përballë Parmës. Ne e respektojmë vendimin e tij dhe besoj se ai do e vijoi karrierën duke tjetër. Dua të falënderoj Daniele për angazhimin e tij. Dyert e Romës gjithmonë do të mbeten të hapura për të me një rol të ri sa herë që ai vendos të kthehet".-mbyllet prononcimi i presidentit të kryeqytetasve, James Pallotta.

Ndërkohë De Rossi tashmë në moshën 36 vjeçare pritet ta zbulojë sot të ardhmen e tij në një konferencë shtypi të programuar për në orën 12:45. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori