Kate Upton në lidhje me një bejsbollist (FOTO LAJM)

Kate Upton është zyrtarisht e angazhuar në një histori dashurie. Mediat rozë kanë harxhuar shumë kohë dhe energji për të rënë në gjurmët e mashkullit që ka bërë për vete femrën më sensuale të vitit 2014, por vetëm pas 2 viteve kanë arritur të zbulojnë identitetin e personit.

Bëhet fjalë për një emër të njohur të bejsbollit amerikan, 33 vjeçarin e Detroit Tigers, Justin Verlander, i cili i ka kërkuar bukuroshes bionde që të shkojnë në altar përpara fillimit të sezonit.

23-vjeçarja ka pranuar lidhjen me sportistin, madje e pranon se shumë shpejt do të shkojë në altar për të vendosur kurorë me të.
Shtuar më 05/05/2016, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori