Kaq do t’i kushtojë Chelseat shkarkimi i Maurizio Sarrit
Chelsea është duke e konsideruar shkarkimin e trajnerit Maurizio Sarri, pas rezultateve të dobët në këtë fillim vit.

Sipas Sun, shkarkimi i trajnerit italian do t’i kushtonte të kaltërve vetëm 5 milionë paund.

Kjo pagesë do të ishte më e ulëta që Chelsea ia ka paguar ndonjë trajneri në epokën e Roman Abramovich.

Kontrata e Sarrit mbaron në fund të sezonit 2020-21, por italianit do t’i paguhej vetëm paga e sezonit të ardhshëm nëse Chelsea e shkarkon. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 22:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori