Karabeci refuzon Arisin
Kapiteni i Tiranës, kërkohej nga Arisi, klub që militon në Kategorinë e Dytë Greke.

Erando Karabeci rrëfen prapaskenat e merkatos së pak ditëve më parë. Kapiteni i Tiranës, kërkohej nga Arisi, klub që militon në Kategorinë e Dytë Greke. Edhe pse rinovoi 3 javë më parë, lojtari ka një klauzolë në kontratë me bardheblutë që e lejon në largohet në rast të një oferte joshëse nga jashtë.

E megjithatë Karabeci ka preferuar të qëndrojë në Shqipëri, pasi fakti që Arisi është në Ligën e Dytë Greke nuk bind. Mesfushori u shpreh se ndryshe nga vite më parë ai tashmë si kapiten ndjen më shumë përgjegjësi si dhe ndihet më i vlerësuar nga drejtuesit e Tiranës.
Shtuar më 30/06/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori