Karanka: Fërshëllimat ndaj Mou-t? I respepktojmë
Zv/trajneri i Real Madrid, Aitor Karanka tenton të mos i japë shumë rëndësi fërshëllimave të tifozëve në drejtim të Jose Mourinhos në fitoren 4-3 ndaj Valladolid. Ai tha se stafi teknik duhet t’i respektojë të gjitha opinionet e mbështetësve të skuadrës.

“Duhet t’i pranojmë edhe fërshëllimat ndaj trajnerit, siç kam thënë edhe më parë pas asaj që ndodhi në Dortmund. Në këto 3 vjet kemi bërë punën tonë, të cilën disa njerëz e pëlqejnë dhe disa jo. Unë e respektoj mendimin e tyre”, deklaroi Karanka.

Numri dy i pankinës së Realit foli edhe në lidhje me komentet e Mourinhos për Lopez, për të cilat Pepe deklaroi më pas se Casillas meriton më shumë respekt. “Mourinho tha se do të donte që portieri Lopez të kishte ardhur më herët pasi pati interesim për të pas vitit të parë këtu por kërkesa e tij u refuzua, diçka që tregon se ai nuk ka shumë fuqi, siç pretendohet nga disa njerëz”. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori