Karikatura e ditës (FOTO LAJM)

Protagonist i karikaturës së ditës nga faqa angleze, Goal.com për ditën e hënë është klubi londinez, Chelsea.

Skuadra e Antonio Contes humbi 3-1 në shtëpi kundër Tottenhamit, për herë të parë pas plot 28 viteve, dhe pothuajse i ka thënë lamtumirë përpjekjeve për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Chelsea renditet në vendin e pestë në Premier League dhe tani ka tetë pikë më pak se Tottenham, që është në vendin e katërt, pozitën e fundit që dërgon në Champions, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit anglez.

“Ndalesa e radhës: Evropa Ligë! Tottenham hedh Chelsean jashtë garës për një pozitë në Ligën e Kampionëve pasi e mposhti 3-1 në ‘Stamford Bridge!’”, e ka përshkruar Goal.com Karikaturën e Ditës. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori