Portali i njohur sportiv “Goal.com” ka publikuar karikaturën e
ditës së sotme ku personazhet kryesore sigurisht do të ishin nga super ndeshja ndërmjet
Barcelonës dhe Juventusit.
Në të është trinomi i frikshëm i
Barcelonës MSN dhe
dyshja e hekurt e mbrojtjes
juventine, Bonucci-Chiellini.
Sipas karikaturës Buffon shkrep aparatin për të nxjerrë fotografi Chiellinin dhe Bonuccin të cilët kanë peshkuar Messin-Suarez dhe Neymarin.
Blaugranët e kishin thuajse të pamundur mbrëmë për të gjetur hapësira në mbrojtjen
juventine, teksa Allegri pas ndeshjes u shpreh se dhe nëse ndeshja do të zgjaste 24 orë, Barcelona nuk do të shënonte dot. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2017,
ora 17:16