Karim Benzema shmang operimin në gishtin e lënduar
Karim Benzema do të shmang operimin e gishtit të tij të vogël, pasi që testet mjekësore kanë treguar se lëndimi mund të shërohet edhe me mbrojtësen që ai ka në gisht.

Francezi u lëndua në fitoren 2-1 të Realit kundër Real Betisit më 13 janar, ku ai ishte lënduar në fund të pjesës së parë pas një përplasje me Marc Bartra.

Diagnoza e parë ishte se ai ka pësuar thyerje të gishtit të tij, kurse Benzema ka arriti që luante tërë ndeshjen kundër Sevillas me rezultat 2-0 kundër Real Madridit.

Megjithatë, vendimi për ta operuar apo jo gishtin e tij ende është në ajër. Pjesë e testit ishte edhe ndeshja e tij kundër Sevillas, ku Bezema arriti që të luaj pa asnjë problem gjatë tërë ndeshjes.
Shtuar më 22/01/2019, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori