Karriera e Contes: Nga Lecce te stoli i Italisë (FOTO-VIDEO)

Antonio Conte fëmijë
Pëlqej
Nga debutimi në Serie A me fanellën e Lecces te triumfi me Juventus, fillimisht si futbollist e më pas si trajner. Nëpër këtë rrugëtim ka kaluar Antonio Conte, tekniku puljez që tashmë ka marrë zyrtarisht drejtimin e kombëtares italiane.

Kampioni i Italisë me "Zonjën e Vjetër", Conte zëvëndëson kështu Cesare Prandellin në krye të stolit "Axurr".

Conte aktualisht ndodhet me pushime në Kroaci, do të kthehet në orët e ardhshme në Romë që të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare. Pritet që ai të përfitojë 5 milionë euro në sezon, kjo edhe falë pranimit të një prej sponsorëve të përfaqësueses, Puma, për të plotësuar kërkesat e teknikut.

Nga burimet mësohet se kompania në fjalë do të paguajë rreth 4.5 milionë, ndërsa Federata Italiane e Futbollit është shprehur e gatshme të shkojë deri në 1.9 milionë. /albeu.com/




Shtuar më 15/08/2014, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori