Karriera e Higuain, nga River Plate te Chelsea (FOTO LAJM)

Vetëm gjashtë muaj teMilani, tashmë Higuain do të nisë tani një aventurë të re me Chelsea-n teksa do të ribashkohet me Sarrin,shkruan Albeu.com.

Ishte pikërisht ky i fundit që arriti të bindë Higuain ti bashkohet bluve të londrës, teksa argjentiansit ishte nën urdhrat e italianit në sezonin 2015-2016.

Edhe pse ka kaluar një përidhë të vështirë te Milani ku ka shënuar vetëm 6 gola në Serinë A dhe 3 në Europa League, nuk mund të thuhet se ai ka kalaur një përiudhë te errët në karrierë.

Ai erdhi në Europë në vitin 2007 teksa firmosi për Real Madrid.
Argjentinasi qëndroi për plot 6 vite te Los Blancos.

Me galaktikët ai u aktivizua në 190 ndeshje teksa shënoi 107 gola. Por në verën e vitit 2013 ai firmosi për Napolin.

Te Napoli ai kaloi mjaft emocione teksa në sezonin 2015/2016 ai realizoi 36 gola në 35 ndeshje një rekord më vetë ky për 31 vjecari.

Por nga mungesa e trofeve te Napoli ai verën e vitit 2016 firmosi për Juventusin për shifrën rekord për 94 milion euro duke u bërë kështu një nga blerjet më të shtrenja të Serisë A.

Por pas 2 sezonesh me bardhezinjtë ku shënoi 58 gola në të gjitha kompeticonet ai u largua nga Juventusi teksa Zonja e vjetër bleu Cristiano Ronaldon dhe vend për të nuk kishtë më.


Ndërkohë me Chelsean do të nisë dhe aventura e re e Higuain teksa do ti duhet të leje pas dështimin tek Milanit. /Albeu.com/

Shtuar më 23/01/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori