Karton i verdhë nëse kollitesh, në Angli vendosin rregull të ri
Pandemia e Coronavirusit nuk ndryshoi vetëm botën, por edhe sportin në përgjithësi. Kështu futbolli ka disa muaj që ka rifilluar, por nën masa strikte higjenike. Gjithashtu dhe shkallët e stadiumeve janë ende të boshatisura, ku shpresa më e madhe është që ato të rihapen sërish në fillim të tetorit.

Një tjetër rregull i ri vjen nga Britania e Madhe. Federata Angleze e futbollit ka vendosur se nëse një lojtar kollitet qëllimisht në afërsi të kundërshtarit ose gjyqtarit të takimit, atëherë ai do të ndëshkohet me kartonin e verdhë. Kjo për të respektuar masat anti-Covid dhe shikohet nga specialistët si një masë shumë e mirë për tu vendosur.

Gjithashtu në sezonin tjetër do të lejohen pesë zëvendësime brenda 90 minutave dhe jo më tre. Kjo fillimisht u vendos në muajin maj kur filloi futbolli, në mënyrë që të shmangeshin dëmtimet e futbollistëve.
Shtuar më 03/08/2020, ora 14:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori