Kasami, i lumtur në Palermo
Pajtim Kasami
Menaxheri italian i Pajtim Kasamit, Mino Raiola insiston se asistuesi i tij është i lumtur te Palermo, edhe pse flitet se ai mund ta lë klubin Rosanero në fund të sezonit. Madje, mesfushori shqiptar ishte pranë largimit nga klubi sicilian gjatë janarit, por ai nuk pranoi të shkonte të luante në Serie B italiane.

“Nuk kam biseduar ende me udhëheqësit e Palermos për vazhdimin e kontratës së tij, por unë jam në kontakt me presidentin Zamparini. Do ta bëjmë gjënë e duhur, në momentin e duhur. Pajtimi është i lumtur, mos ta harrojmë se është ende mjaft i ri”, tha Raiola për ueb faqen italiane tuttomercatoweb.com

Kampioni i botës me ekipin U-17 të Zvicrës pati minutazh të varfër këtë sezon me ekipin e Delio Rossit, edhe pse në përgatitjet para-sezonale ishte protagonist. 18 vjeçari vlerësohet lart nga analistët e futbollit, si në Itali, ashtu dhe në Zvicër. Atëherë kur iu dha rasti të luante në Serie A, Kasami nuk zhgënjeu.
Shtuar më 01/03/2011, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori