Kasano do ndjekë Milanin nga shtëpia
Antonio Kasano la lënë Poliklinikën e Milanos në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Lajm i mirë për sulmuesin e Milanit që do mund të shohë shokët e tij nga divani i shtëpisë së tij.

Operacioni ka dalë me sukses dhe nuk ka patur komplikacione pas tij për sulmuesin barez. Gjithsesi, Kasano duhet të bëjë një stop të tejzgjatur që varion nga 4 deri në 6 muaj.

Për këtë, drejtues të Milanit po kërkojnë zëvëndësuesin e tij në merkaton e janarit. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori