Kasano do të operohet në zemër
Futbollisti i Milanit, 29-vjeçari Antoni Kasano do ti nënshtrohet një operacioni në zemër. Lajmet e fundit që vijnë nga Poliklinika e Milanos dhe klubi i Milanit konfirmojnë këtë gjë.

Kasano humbi ndjenjat pasi u kthye nga transferta e Romës dhe për disa orë as foli dhe as fjeti. Mjekët dyshonin për një Ictus dhe me sa duket ndërhyrja kirurgjikale do të jetë zgjidhja e vetme.

Karriera e barezit tani mund të vihet në pikëpyetje të madhe megjithëse presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi e hodhi poshtë këtë fakt. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2011, ora 13:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori