Kastriot
Dermaku ka kaluar
dëmtimin e pësuar rreth një muaj më parë dhe tani është gati për të zbritur në fushën e lojës.
Mbrojtësi kuqezi
bëri një start fantastik të aventurës me Leccen.
Në debutim,
mbrojtësi bëri një gol prej "bomberi" duke i hapur rrugë barazimit 2-2 ndaj Kremonezes rreth një muaj më parë.
Më 25 tetor,
Dermaku pësoi një dëmtim muskulor dhe kjo e detyroi atë të qëndronte jashtë fushave të blerta.
Në këtë situatë,
mbrojtësi e kishte të pamundur të grumbullohej me Shqipërinë për ndeshjet e nëntorit, duke i ndjekur ato nga TV.
Megjithatë tashmë gjithçka ka kaluar dhe
Dermaku ka nisur stërvitjen normalisht, duke e lënë
dëmtimin pas krahëve.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 16:06