Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Vllaznisë dhe Kastriotit e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Një hap fals në
shtëpi ky për skuadrën e Thomas Brdariç, pas ecurisë
pozitive me 3 fitore
radhazi.
Pavarësisht përpjekjeve kuqeblutë, nuk arritën të mposhtnin portierin Isli Hidi, kjo padyshim edhe për meritë të këtij të fundit.
Ky ishte barazimi i tretë në kampionat për Vllazninë, ndërkohë që në krahun tjetër, krutanët e Ndreut u rikthyen te rezultatet
pozitive pas 2 humbjesh
radhazi.
Vlen të theksohet lufta e ashpër sportive në fushën e lojës, teksa Kastrioti e mbylli me 10 lojtarë ndeshjen pas ndërhyrjes së ashpër nga mbrapa ndaj Da Silvës.
Në javën e ardhshme,
Vllaznia do të jetë mysafire në “Elbasan Arena” ndaj Partizanit, ndërkohë që krutanët presin Bylisin në
shtëpi.
Me këtël pikë
Vllaznia qëndron në krye të rënditjes me 36 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Teuta dhe Partizani.
Ditën e sotme u luajtën edhe dy ndeshje të tjera: Kukësi 2-1 Bylis dhe Skënderbeu 1-1 Apolonia.
Ndërkohë nesër, luhet dy sfidat e tjera: Teuta-Partizani dhe Tirana-Laçi.
Shtuar më 24/01/2021,
ora 19:02