Bilanc i frikshëm viktimash, vetëm sot humbën jetën 20 shtetas nga COVID-19
Kastrioti mund Bylisin në ndeshje direkte
superliga shqiptare
Bruce Inkonga, sulmuesi i ekipit të Kastriotit ishte dhe heroi i kësaj skuadre në një fitore të vuajtur ndaj skuadrë Ballshiote të Bylisit.Sulmuesi shënoi fillimisht në minutën e 23-të të takimit.

Bylis, i kushtëzuar dhe nga renditja, arrin të barazojë rezultatin në minutën e 37-të me anë të Oriand Abazajt.

Me këtë rezultat mbyllet edhe pjesa e parë 1-1.

Në 45-minutëshin e dytë krutanët hidhen në kërkim të golit dhe e gjejnë atë pikërisht në minutën e 64-t, ku sërish Inkonga do të çonte në delir tifozët vendas.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe tashmë Kastrioti parakalon Bylisin në renditje duke u ngjitur në kuotën e 33 pikëve, ndërsa ballshiotët mbeten po në të njëjtën kuotë pikësh, 30. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2011, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori