E FUNDIT/ FSHF shkarkon Panuccin
Kastrioti ngjall shpresat për mbijetesë, triumfon ndaj Tiranës (VIDEO)
Kastrioti ka arritur të mposhtë Tiranën me rezultatin minimal 1-0 dhe të konfirmohet si një skuadër që do të luftojë deri në “frymën e fundit” për mbijetesën.

Për krutanët mjaftoi një gol i shënuar nga Marku, pas ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi, që u akordua me shumë bujari nga arbitri kryesor, në favor të skaudrës së Kastriotit, ndërsa bardheblutë nuk arritën të ndryshojnë shifrat.

Situata u komplikua që në fillim për skuadrën e Memës, pasi sulmuesi Ngo ra pre e provokimeve të vendasve dhe humbi qetësinë, duke rrezikuar përjashtimin me karton të kuq. Pikërisht për këtë arsye, trajneri bardheblu e largoi nga fusha, për ta zëvendësuar me Grent Halilin.

Megjithatë manovra bardheblu, e ndikaur edhe nga terreni aspak i përshtatshëm, nuk ishte në lartësinë e duhur dhe rrallë herë arriti të kërcënojë kuadratin e portës së Çekrezit.

Me këtë fitore, Kastrioti ngjitet në kuotën e 24 pikëve, 4 më pak se Luftëtari dhe 5 më pak se Tirana, skuadra me të cilat do të garojë për mbijetesën.
Shtuar më 17/03/2019, ora 16:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori