Katalanasit bëjnë autokritikë
Të fitosh jo detyrimisht të bën të ndihesh superior ndaj kundërshtarëve, i tillë është dhe rasti i Barcelonës.

Katalanasit kanë grumbulluar 12 pikë në katër javë por nuk kanë dominuar ndaj kundërshtarëve të tyre, sic ishte dhe rasti i takimit të fundit ndaj Seviljas, ku blaugranat fituan me një gol në fund të Aleksi Sanchez, transmeton Supersport.

Për këtë arsye, futbollistët e Barcës kanë bërë autokritikë duke pranuar se në ndeshjet e ardhshme duhet të mbyllin ndeshjet dhe nuk mund t’i lejojnë vetes të vuajnë deri në fund. Sipas Sergio Busquets, i cili me Sevillan luajti ndeshjen e 150 në La Liga, u tregua kritik ndaj lojës së skuadrës:

“Nuk mund të fitojmë gjithmonë në fund. Këtë vit nuk kemi dominuar në ndeshjet që kemi luajtur. Ne duhet t’i mbyllim ndeshjet më përpara dhe duhet të jemi më të kujdesshëm dhe në mbrojtje. Është e nevojshme që të punojmë më shumë për të arritur nivelin që të gjithë kërkojmë. Askush nuk është i lumtur kur fiton duke vuajtur”.

Gjithashtu dhe Maskerano pranoi se skuadra po bën gabime të rënda dhe të gjitha duhet të përkushtohen më shumë në fushë, sidomos reparti i mbrojtjes që deri në këto momente nuk ka qënë shumë solid.
Shtuar më 16/09/2013, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori