Katalanasit me trajner të ri? Legjenda holandeze zbarkon në Barcelonë (VIDEO)
Me Kike Setien thuajse të shkarkuar pas humbjes katastrofike ndaj Bajernit me rezultatin 8 me 2, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të mendojnë për trajnerin e ri të cilit do t’i besojnë “timonin” e skuadrës.

Një alternativë ditët e fundit, për të zëvendësuar Setienin ka qenë edhe holandezi Ronald Kuman. Ai ditën e sotme është kapur nga kamerat në aeroportin e Barcelonës.

Edhe pse asgjë ende s’ka zyrtare, ky është një sinjal që Kuman mund të ulet në stolin e skuadrës katalanase. Zbarkimi në Barcelona i shton dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm.
Shtuar më 16/08/2020, ora 21:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori