Katalanasit: Tapeti i San Siro-s, llahtari
Një vit më parë kur Barcelona luante në San Siro përballë Milan për 1/4-at e Champions League tekniku katalanas Pep Guardiola do të deklaronte: "Ngjante me një pistë patinazhi" duke shprehur pakënaqësitë e tij për terrenin e lojës.

Por edhe pas një viti, Barcelona ka shprehur sërish pakënaqësitë e saj për tapetin e "San Siro-s". Gjatë stërvitjes së parë në stadiumin e Milanos, Blaugranat nuk janë ndjerë rehat për shkak të tapetit sintetik që është vendosur në fushë duke shprehur edhe habinë se si Milan merr një vendim të tillë disa ditë edhe para derbit me Inter

Diçka e tillë e ka pranuar edhe tekniku kuqezi Massimiliano Allegri: "Nuk është në kushtet më të mira", tha Allegri në konferencën për shtyp.


Sipas mediave katalanase, duke u bazuar në lojën që bën si Milan ashtu edhe Barcelona, terreni do të jetë një pengesë shumë e madhe.../albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori