Katalunja në fanellat e reja të Barçës (FOTO LAJM)

Barcelona prezanton uniformat e reja për sezonin e ardhshëm 2013-2014. Kampionët në fuqi të Spanjës kanë publikuar fotot e para të fanellave të reja, të cilat vijnë me disa risi interesante. Siç mund ta shihni në foton e mësipërme uniforma e parë e klubit do të ketë të njëjtat ngjyra me të vjetrën ku sponsor do të jetë kompania ajrore "Qatar Airways", ndërsa uniforma e dytë do të ketë simbolet e flamurit të Katalunjës.

Uniformatprezantuan Messi, Iniesta, Xavi, Pique, Thiago Alcantara dhe Puyol janë prodhuar nga gjigandi Nike sipas teknologjisë më të lartë. /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2013, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori