Katar 2022, trajneri i Polonisë: Grup mesatar, Shqipëria e rrezikshme
Ndryshe nga Edy Reja, trajneri i Polonisë Jerzy Brzeczek nuk e cilësoi si shumë të vështirë grupin I eliminator për Katar 2022. Numri 1 i stolit të Polonisë i cilësoi kuqezinjtë si një kundërshtar aspak komod, ndërsa vlerësoi edhe Hungarinë pa harruar dy rivalët më modestë.

"Ky është një grup mestar. Nuk është grupi më i vështirë. Po ta shohim realisht, mendoj se Anglia është favoritja kryesore. Me siguri Hungaria ka një ekip interesant dhe Shqipëria është një kundërshtar aspak i rehatshëm. Në teori, Andorra dhe San Marino janë kundërshtarët më të lehtë, por unë do të paralajmëroja të gjithë që të mos kishin vetëkënaqësi. Më kujtohet si futbollist kur luajta kundër San Marinos dhe fituam 1-0 pasi Jan Furtok shënoi gol me dorë, Duhet të jemi gjithmonë të kujdesshëm".
Shtuar më 08/12/2020, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori