Katastrofë për Luftëtarin, mposhtet thellë nga skuadra letoneze
Pëlqej
Luftëtari është mposhtur thellë në ndeshjen e parë në turin e parë eliminator në Europa League.

Ekipi gjirokastrit humbi me shifrat 5-0, nga ekipi i Ventspils.

Letonezët i shënuan të pesta golat që në pjesën e parë, ku katër u shënuan nga 19-vjeçari i talentuar, Akinjemi. Ndërkohë, golin tjetër e shënoi Tosin, me 11-metërsh.

Një paraqitje zhgënjyese kjo për ekipin e trajnerit Kostiç, i cili nuk e nis aspak mbarë aventurën me Luftëtarin, në këtë debutim të gjirokastritëve në Europë. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori