Katastrofë për Shqipërinë, Panucci poshtërohet nga Skocia
Pëlqej
Shqipëria ka marrë një humbje turpërues ndaj Skocisë me rezultatin 0-4 në "Loro Boriçi", ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Miqtë nga Skocia zhbllokojnë rezultatin me golin e Fraser në minutën e 14'.

minutën e 22' Mërgim Mavraj ndëshkohet me karton të kuq, pasi reagoi ashpër ndaj kundërshtarit.

Fletcher do të dyfishonte rezultatin në fundin e pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë ishte radha e Forrest që me dopietën e tij vulosi rezultatin 0-4.

Një fitore e merituar e skocezëve përballë një Shqipërie të pafuqishme, që nuk arriti të gjuante qoftë edhe njëherë të vetme në kuadrat. E gjithë përgjegjësia bie mbi trajnerin, i cili duket se i vuri kapak zhgënjimeve ma paraqitjen e sotme.
Shtuar më 17/11/2018, ora 22:45
xhek mitrovica
e Shtunë 17 Nëntor 2018, Ora 22:57
fshf nuk met per tjeter perveq me ja thy tjerve
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori