Katëëëëër!
Lionel Messi, është futbollisti i parë në historinë e futbollit që e fiton katër herë radhazi çmimin më të madh individual në futboll, "FIFA Topi i Artë".

Ky vit ishte viti më i sukseshëm në karrierën e Lionel Messit (25) duke thyer rekorde të shumta, sidomos me fanellën e Barcelonës prandaj mund të thuhet që ishte viti që Messi e meritoi më së shumti këtë çmim.

Leo Messi jo vetëm që theu rekordin e Michel Platini, Marco Van Basten dhe Johan Cruyff (3 herë fitues) por edhe është i pari në historinë e futbollit që fiton 4 "Topa të Artë" rradhazi.

"France Football" shkroi sot se rekordi i këtij viti i Pleshtit argjentinas, i cili theu atë të Gerd Muller me 85 gola në një vit kalendarik (Messi 91) e ka bërë yllin e Barcelonës favoritin kryesor. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 20:06
pleshti
e Hënë 7 Janar 2013, Ora 20:54
ky lojtar eshte shum i mir nuk do koment por kete radhe nuk e ka meritu me fitu topin e art sepse ky lojtar vetem ka shenuar gola me teper se ronaldo ,ndersa u eliminu nga chelsea ne champion lige ,dhe ne la liga e humbi titullin por normal eshte se kete lojtar e deshiron mishel platini, edhe nuk eshte reale forma se si zgjidhet lojtari me i mire ne europe ,ky lojtar vetem kupen e mbretit e fitoj sezonen e kaluar , kaluse, por jo reale
Xhavid Mamuti
e Martë 8 Janar 2013, Ora 11:58
Nuk shihen kampionatet e fituara o njeri,por shihet se sa ka kapacitet per te luajtur kjo nuk varet nga ligat e ndryshme europiane dhe boterore sepse shihet aktiviteti i futbollistit ne teren dhe rekordet qe ai i ka thyer.Flm per mirkuptim.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori