Kategoria e Parë, Grupi B: Bind Egnatia, Lushnja mposht një rivale si Besa
Përveç Superiores, sot ishte dita e startit edhe për Kategorinë e Parë.

Në Grupin B, konkurrenca është e lartë teksa shumë skuadra janë përmirësuar dhe do të tentojnë të marrin maksimumin nga sezoni për të tentuar rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.

Sa i përket ndeshjeve të sotme, binte në sy ndeshja mes Lushnjes dhe Besës me vendasit që kërkonin të tregonin forcat që në start dhe në fakt ia dolën, teksa regjistruan një fitore me rezultatin 2-1.

Ndërkohë, Flamurtari me djem të rinj e nisi takimin më vonë se ora 14, teksa sfida më Turbinën, ende po vazhdon të luhet dhe është në barazim 0-0. Sakaq, Egnatia një skuadër me objektiva madhorë e nisi kampionatin duke respektuar pritshmëritë teksa triumfoi me Elbasanin në transfertë me rezultatin 0-3.

Sakaq, Pogradeci edhe pse nuk e kishte pushim në kalendar, sërish iu desh të qëndronte pa luajtur pasi përballej me Luftëtarin dhe tashmë dihet problematika e gjirokastritëve të cilët nuk kanë një skuadër për sezonin e ri, teksa pritet falimentimi i klubit.

Ndeshjet:

14:00 Elbasani-Egnatia 0-3
Shënues: 44’Brahimaj, 82’Magani, 87’Krasniqi

14:00 Lushnja-Besa 2-1
Shënues: 41′ aut. Hysa, 75′ Gjyla /33′ Kukaj

Flamurtari-Turbina 0-0
Shtuar më 04/11/2020, ora 16:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori