Kategoria Superiore/ Mbyllet merkatoja e janarit, ja të gjitha transferimet
Merkatos në Kategorinë Superiore i erdhi fundi! Edhe pse janari nuk të ofron mundësi të shumta, klubet shqiptare nuk janë kursyer. Klubi më aktiv padyshim ishte Partizani, të cilit iu hap dritarja e transferimeve, pas bllokimit në tregun e verës.

Të kuqtë e Ilir Dajës arritën të afronin plot 10 lojtarë ku blerja më e bujshme ishte padyshim Ferhan Hasani. Tepër aktiv në merkato kanë qenë edhe Bylisi me Skënderbeun, ku afrimet dhe largimet kanë qënë të shumta.

Një transferim i bujshëm në janar përveç Ferhan Hasanit, ishte dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Taulant Seferi që iu bashkua kampionëve të Tiranës, të cilët në ditën e fundit të merkatos afruan edhe futbollistit Mario Sokolaj. Ndërkohë kryesuesit e Vllaznisë regjistruan ditën e djeshme futbollistin Peter Burgaj që mbylli merkaton e shkodranëve.

MERKATOJA E JANARIT:

VLLAZNIA

Afrime: Abdurrahman Fangaj, Albion Avdijaj, Angjelo Radovani, Tim Brdariç, Elom Kodjo Nya-Vedji, Millosh Kaleziç, Salim Cise, Peter Burgaj;

Largime: Behar Ramadani, Enes Isufi, Elmir Lekaj, Kristofer Mandiangu, Eugen Sidorenko, Ismael Dunga;

TEUTA

Afrime: Sebino Plaku, Xhekson Ferreira Silveiro;

Largime: Aldrit Oshafi (huazim te Tomori), Rubin Hebaj, Endri Qehaja (huazim te Sopoti);

PARTIZANI

Afrime: Stenio Zhunior, Valentino Murataj, Anteo Osmanllari, Ferhan Hasani, Loti Celina, Geri Selita, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Franc Lala, Edon Hasani;

Largime: Dionis Çikani (huazim te Drenica), Besnik Ferati, Brajan Braun, Theofilus Solomon;

TIRANA

Afrime: Taulant Seferi, Joselin Behiratç, Tim Vayrynen, Mario Sokolaj, Mario Beshiraj;

Largime: Uinfull Kobinah, Albion Avdijaj, Derrik Sasraku, Kristi Vangjeli;


KUKËSI

Afrime: Rolandas Baravikas, Numan Kurdiç (huazim nga Sarajevo), Mate Tsintsadze, Shqiprim Taipi?;

Largime: Sadik Vitija, Kenan Horiç, Entonjo Elezaj;


LAÇI

Afrime: Iljas Zulfiu, Brilant Hasaj, Steven Kodra;

Largime: Teldiano Franka Xhunior (Teko), Donald Rapo, Bashir Mane;

KASTRIOTI

Afrime: Arlis Shala, Joan Çela, Amer Duka, Shyqyri Xhepa, Eralt Kuqi;

Largime: Alesio Abibi, Abaz Karakaçi, Sebino Plaku, Bruno Puja, Arbër Basha, Redon Danaj (huazim te Besëlidhja);

SKËNDERBEU

Afrime: Abei Agbodzie, Vangjel Zguro, Leard Sadriu (huazim nga Shkëndija e Tetovës), Bekim Rexhepi (huazim nga Shkëndija e Tetovës), Melos Bajrami, Redi Kaçanolli, Zhan Viktor, Fallou Nxhie (huazim nga Xhenoa), Aleksandros Rahim;

Largime: Drin Govori, Joan Çela, Amer Duka, Jorgo Qeleshi (huazim te Devolli), Samuel Armah, Harrallamb Qaqi, Paolo Ivani, Shqiprim Taipi?;

BYLISI

Afrime: Lionel Samba, Renato Spahiu, Lorran de Oliveira, Nemanja Kojiç, Kreshnik Nebihu, Ariel Muçollari, Haris Harba, Marko Antonio Morgon Filho (Markuinjo);

Largime: Kudus Laval, Valentino Murataj, Gresild Lika (huazim te Arbëria), Alan Henrike, Hektor Mali, Jurgen Dushkaj, Angjelo Radovani, Donald Mëllugja, Mario Barjamaj (huazim te Tomori);


APOLONIA

Afrime: Ismaila Diop, Mario Vasilj (huazim nga Dinamo Zagreb), Mateo Shanaj, Rei Zaimi;

Largime: Glejdis Ndraxhi, Drago Bumbar, Bernard Artur, Sali Kumani (huazim te Tomori); / panorama sport
Shtuar më 01/02/2021, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori