Katër ekipe të gatshme për pagesën e klauzolës së Robertos, madje dhe Milan
Pëlqej
Sport raporton se nënshkrimi i Paulinho ka shtyrë Sergi Roberto më pranë largimit nga Barcelona.

25-vjeçari e sheh ardhjen e brazilianit si shenjë që klubi nuk i beson atij dhe ai mund të vendosë të largohet nga klubi këtë javë. Dy klubet angleze, Chelsea dhe Manchester United dhe dy klubet italiane, Juventus dhe AC Milan, po monitorojnë situatën, përcjell Albeu.com.

katër ekipet janë të përgatitur për të përmbushur klauzolën e lirimit prej 40 milion eurosh që lojtari ka në kontratën e tij. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2017, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori