Legjenda e futbollit, Diego
Maradona ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare.
Jashtë fushës,
Maradona ishte një personalitet i gjallë mjaft i
njohur për stilin e tij të
jetës ekstravagante. Ai u takua me Claudia
Villafane kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe dhe u martuan në 1989. Çifti u divorcua në 2004 por u panë bashkë edhe për disa vite të tjera.
Maradona kishte
njohur dy djem dhe tre vajza nga
katër gra të ndryshme, përfshirë ata me ish-gruan e tij Claudia
Villafane dhe ish partneren afatgjatë Veronica Ojeda.
Fama, paratë, qenia gjithnjë në qendër të vëmendjes, sollën edhe efektet anësore për futbollistin. Përdorim i narkotikëve, abuzim me shpenzimet dhe shmangie të detyrimeve fiskale e shoqëruar Maradonën deri në vitet e fundit të
jetës. Madje raportohet se
Maradona i detyrohet shtetit italian rreth 37 milionë euro, 23 prej të cilave si kamatëvonesë për detyrimet e papaguara.
Megjithëse me shumë fëmijë, nga disa marrëdhënie me disa gra, ai kishte një jetë luksoze, kjo edhe falë të ardhurave që gjeneronte pasi emri i tij është reklamë e mirë në çdo kohë.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 10:05