Katër ekipet “big” që janë në ndjekje të Rabiot
Merkatoja e verës nuk ka shumë që ka përfunduar, por skuadrat po bëjnë planet për transferimet në merkaton e ardhshme. Një nga yjet që pritet të ndërrojë ambient është ai i Paris Saint Germain, Adrien Rabiot. 23 vjeçarit i skadon kontrata në muajin qershor, por skuadra e Tottenham kërkon që të bëjë një ofertë në janar në mënyrë që ta detyrojë PSG ta lërë të lirë lojtarin për të mos e humbur me parametra zero në verë.

Ndër skuadrat e tjera që e kërkom Rabiot është edhe Barcelona që ka si synim ta afrojë me parametra zero në muajin qershor. Nuk janë vetëm Tottenham dhe Barcelona skuadrat e interesuara për të, pasi ka pasur edhe oferta nga Italia. Skuadra e Juventusit dhe Milanit kanë shfaqur interesin për Rabiot.

Tashmë është në dorën e vetë lojtarit për të zgjedhur ekipin e ardhshëm, por një gjë është e sigurtë, që do të largohet nga PSG. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2018, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori