Katër ndeshje pa fitore, Teuta "ngec" edhe ndaj Luftëtarit
Luftëtari rikthehet të marrë pikë pas tre humbjeve rresht në kampionat. Ekipi gjirokastrit barazoi 0-0 në shtëpi kundër Teutës së Shkëmbit, që regjistron barazimin e tretë radhazi.

Pjesa e parë u karakterizua nga duele të forta, teksa Teuta u ndëshkua me tre kartonë të verdhë. Gashi, Kallaku, Todorovski dhe Khalid tentuan golin për miqtë, ndërsa bluzinjtë mund të kishin shfrytëzuar më mirë një kundërsulm të minutave të fundit. Teuta kërkoi një penallti për prekje me dorë në minutat shtesë të pjesës së parë, por kryesori Sino vazhdoi lojën.

Teuta e nisi në sulm pjesën e dytë, teksa vendasit po tentonin kundërsulmet për të rrezikuar. Miqtë vazhduan të kërkojnë golin, por portieri grek, Paiteris, ishte në një ditë të mirë. Përfundimisht 0-0 dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë. Luftëtari ngjitet në kuotën e shtatë pikëve dhe është -9 pikë nga Vllaznia, ndërsa Teuta renditet momentalisht e pesta me 18 pikë.
Shtuar më 09/11/2019, ora 16:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori