Katër pikë nga Juventusi , Tare flet për shanset e Lazios këtë sezon
Igli Tare është momentalisht drejtori më i mirë sportiv në Itali, shqiptari ka folur për super formën që po kalon Lazio.

Tare ka thënë se synimi i tyre janë vetëm fitoret dhe se ende nuk janë duke menduar për titull.

Tare ka thënë se entuziazmi në skuadër është i jashtëzakonshëm, ndërsa la lavduar trajnerin Simeone Inzaghi për këtë gjë.

"Të fitojmë vazhdimisht është gjëja më e rëndësishme, para se të mëndojmë gjëra më të mëdha. Synimi jonë mbetet sigurimi i pozitës që dërgon në Ligën e Kampionëve. Pastaj, në katër pesë ndeshjet e fundit do shikojmë rënditjen dhe nëse kemi mundësinë të ndjekim titullin.

Ka një energji të paparë dhe entuziazëm të madh, dhe meritat për këtë i takojnë Inzaghit. Ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë sepse kanë mbetur 17 ndeshje deri në fund të sezonit" ka thënë Tare./
Shtuar më 04/02/2020, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori