Kavani te Chelsea
Edinson Cavani, Napoli
Sipas asaj çka thotë "Daily Mail", Chelsea do provojë të bëj të tijin sulmuesin uruguajan të Napolit, Edison Kavani. Klubi anglez shikon tek bomberi amerikano-latin pasardhësin e Didier Drogba i cili duket shumë pranë largimit nga Londra.

Mendohet që "Blutë" ti ofrojnë De Laurentisit, 40 milionë euro për kartonin e Edison Kavanit.

Shifra e madhe që ofron Chelsea mund ti prishi mendjen klubit napolitan për ta shitur yllin e saj por edhe vetë futbollisti do të preferonte të shkonte në një ekip ku rrogën do ta kishte më të madhe se te Napoli (ku paguhet rreth 1 milionë euro në sezon). /albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori