Kë favorizojnë bastoret për ndeshjen Juventus – Real Madrid?
Pëlqej
Juventus do të jetë nikoqir i Real Madridit të martën mbrëma në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes dy gjigantëve evropianë.

“Los Blancos” kanë kujtime të mira nga takimi i fundit me italianët pas fitores 4-1 në finalen e Cardiffit qershorin e kaluar, por në një përballje që përshinë dy ndeshje, Juventusi e ka mposhtur Real Madridin në të dy rastet kur këto dy skuadra janë takuar në fazën e eliminimit direkt, transmeton Gazeta Express.

Vizitorët në “Allianz Stadium” të martën mbrëma janë favorit për të fituar, me dabblebet që i ka vënë kuotën 2.50 djelmoshave të Zinedine Zidane për ta fituar ndeshjen e parë.

Skuadra e Max Allegrit nuk e ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi në Ligën e Kampionëve për pesë vite më radhë dhe kanë kuotën prej 2.80 për ta fituar këtë ndeshje.

Ndërsa, barazimi në këtë takim vlerësohet me kuotën 3.10.
Shtuar më 02/04/2018, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori