Kë futbollist do zgjidhje për të dashur? Përgjigjet moderatorja
Tre muajt e fundit të vitit 2018, moderatorja sportive, Lei Kraja u komentua si partnerja e bukur e muzikantit nga Kosova Robert Berisha në show-n e kërcimit “Dance with me”.

Pas mbylljes së vitit, ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’iu bashkuar familjes dhe për të realizuar disa foto artistike shumë sensuale

Ish-miss-i, që ka lënë Amerikën për karierë televizive në Shqipëri si prezantuese e një emisioni sportiv në “Supersport”. Në një intervistë për “Panorama Plus” ajo flet për miqësinë me futbollistët, kombinimin si çift në ekran me burrin e Nora Istrefit, dashurinë, paratë dhe jetën që bën në Tiranë si “Leila amerikania”.

Të dalësh me mikrofon në stadiumet e mbushur me tifozë është kjo një punë e vështirë?

Është e vështirë sigurisht, pasi stadiumi aq i bukur sa është ka edhe anën e tensionit.

Ka pasur raste kur tifozët edhe të kanë ngacmuar dhe si ke reaguar?

Ngacmime jo, pasi jam gjithmonë e shoqëruar me një gazetar. Pra, jam e mbrojtur.

Ndodh shpesh që vajzat e sportit shoqërohen me futbollistët e ka raste që dashurohen me ta. Ti cilët ke miq e nëse do të supozonim për një moment, cilin do të zgjidhje për të dashur?

Miq kam shumë nga futbollistët. Pastaj për të dashur nuk është se më ka qëlluar ndonjë. Ose të paktën nuk i kam njohur deri në atë pikë që ta shoh dikë me atë sy.

Meqë jemi tek i dashuri, ti e ke një partner dhe ç’mund të zbulosh më shumë?

Unë e di që kureshtja e njerëzve është shumë e madhe, por janë disa momente në jetën e njeriut që duhen mbajtur për vete sepse shijohen më shumë. Një ditë, kur personi që do të kem në krah, do të fitojë vërtet zemrën time dhe dashuria do të jetë e fortë nga të dyja palët, edhe unë do flas për të.
Shtuar më 11/02/2019, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori