Kean drejt Milanit?
Moise Keane ishte një nga transferimet e bujshme të merkatos së verës duke lënë Juventusin për të firmosur me Evertonin.

Talenti italian gjatë kësaj periudhe nuk ka arritur të përshtatet me futbollin anglez duke menduar largimin nga klubi i Evertonit. Skuadrat e interesuara për 19-vjeçarin janë Milani dhe Bologna. Dy ekipet italiane rivalizojnë po ashtu edhe për afrimin e Zlatan Ibrahimovic.

Sipas mediave përtej Adriatikut të dy futbollistë janë të destinuara për të mbërritur në "San Siro" edhe pse klubi emilian do të ishte i kënaqur nëse do të përfitonte shërbimet e njërit mes Ibrës ose Keane.
Shtuar më 09/12/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori