Kean përsëri te Juve? Pirlo e do me çdo kusht
Moise Kean verën e shkuar vendosi të lërë Juventusin dhe të kalojë te Everton, ku priste të kishte më shumë minuta.

Në “Merseyside” 20-vjeçari nuk u ambientua në asnjë moment (6 ndeshje si titullar, 29 gjithsej, 2 gola, 2 asiste) dhe tashmë dëshiron të rikthehet te Juventusi.

Në fakt janë bardhezinjtë, që e kanë shprehur të parët interesimin për të. Pirlo e do talentin për të zëvendësuar Xhekon në sulm (pritet t’i bashkohet Juves në ditët në vijim), por po has shumë vështirësi gjatë bisedimeve me Everton.

Klubi anglez këmbëngul se Juventus mund ta blejë vetëm përfundimisht sulmuesin, ose ta marrë në huazim me detyrim blerje. Bardhezinjtë nuk e duan këtë lloj marrëveshje dhe sugjerojnë huazim me të drejtë blerje. Tratativat vazhdojnë.
Shtuar më 19/09/2020, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori