Kean shkruan historinë në kampionatin italian
Moise Kean më në fund vendos rekord në Serinë A. Sulmuesi i Juventusit është bërë futbollisti i parë që debuton në këtë shekull në kampionatin italian.

Kean hyri në fushë në minutën e 39-të të pjesës së dytë, teksa është vetëm 16 vjeç, 8 muaj e 22 ditë. A i është grumbulluar që nga 15 tetori kundër Udinezes, por vetëm mbrëmë pati mundësinë për të hyrë në fushën e lojës, raporton Albeu.

Allegri pas ndeshjes ka thënë fjalë shumë të mira për të: "Është një djalosh i zoti, i cili ka nevojë të përmirësohet. Ka kualitet të shkëlqyer. Rritjen do ta bëjë në fushën e lojës", u shpreh strategu italian. /albeu.com/

Shtuar më 20/11/2016, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori