Keidi Bare kalon dëmtimin, stërvitet normalisht me Malagën
Trajneri i Malagës, Sergio Peliser, ka marrë një lajm të mirë nga infermieria.

Keidi Bare është i gatshëm të luajë ndeshjen e ardhshme ndaj Mirandes në La Liga 2.

Fieraku mungoi në dy sfidat e kaluara ndaj Fuenlabrada dhe Real Oviedos, pasi shfaqi disa probleme muskulore, që nuk e lejuan të stërvitej dhe të ishte pjesë e formacionit.

Megjithatë, siç raportojnë mediet spanjolle, mesfushori i ka kaluar të gjitha problemet dhe ka kryer stërvitje të plotë me grupin.

Ai pritet ta nisë ndeshjen e pas dy ditëve në formacion, si një forcë më shumë për teknikun e Malagës.

Bare është titullar stabël te ekipi spanjoll dhe cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës.

Gjithsesi, qëndrimi i tij te Malaga nuk pritet të zgjasë shumë dhe raportohet se do të kalojë në La Liga, me Getafen që ofron 2 milionë euro.

22-vjeçari shihet nga klubi si një nga burimet më të mira për të nxjerrë para, në një kohë që ish-klubi i La Ligës është në krizë të thellë financiare.
Shtuar më 24/01/2020, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori